TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Dhjetor 2023, 12:46

Protesta e opozitës, ‘zëvendësi’ i Metës: Rama i frikësohet të vërtetave të Berishës

Shkruar nga Pamfleti
Protesta e opozitës, ‘zëvendësi’ i Metës: Rama i
Petrit Vasili

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili nga protesta e opozitës, që po mbahet sot para Kryesisë së Kuvendit, theksoi se vendi nuk ka më parlament.

Ai pohoi mes të tjerash se Kuvendi është mbushur më shumë me gardistë se sa me deputetë. Vasili u shpreh se Edi Rama është i frikësuar të vërtetave që Berisha ka nxjerrë sheshit, prandaj kërkojnë heqjen e imunitetit.

“Në burgje nuk ka skanera, pasi skanerat janë për të kontrolluar deputetët. Të vërtetat kanë dalë në shesh. Ai nuk ka frikë nga asgjë tjetër, por nga të vërtetat që zoti Berisha ka nxjerrë sheshit. Ju keni parë se ata kërkojnë heqjen e imunitetit, por nuk thonë se janë të vërteta ato dokumentet që vërtetojnë që vjedhjet. Jemi sot bashkë sepse nuk kemi parlament. Kemi një kazermë të Gardës. Nuk është parë në historinë e pluralizmit që në sallë të parlamentit të ketë 80 deputetë dhe 280 policë dhe gardistë. E kuptoni se ku ka arritur Shqipëria?!”, tha Vasili.

petrit vasili këshilli i mandateve kërkesa e spak

Lini një Përgjigje