TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Dhjetor 2023, 12:44

Protesta, Boçi: Mbledhja e Këshillit të Mandateve plan i mirëorganizuar për eliminimin e Berishës!

Shkruar nga Pamfleti
Protesta, Boçi: Mbledhja e Këshillit të Mandateve plan i
Luçiano Boçi në protestë

Ish-deputeti Luçiano Boçi gjatë fjalës së tij në podiumin e ngritur para Kryesisë ku po mbahet protesta e opozitës, u shpreh se ajo që po ndodh sot është një plan i mirëorganizuar.

Ai tha se kërkesa nga SPAK për heqjen e imunitetit të Sali Berishës është bërë me plan për të goditur opozitën dhe Sali Berishën.

Ajo që po ndodh atje nuk është as rastësi, as gabim i SPAK. Është plan i detajuar dhe i aplikuar vite me radhë për të eliminuar vite me radhë demokracinë dhe vendosjen e hegjemonisë parti-shtet. Për t’i shtruar qilimin e kuq sundimit të Edi Ramës. Është qëllim për të goditur Sali Berishën. Nuk është gabim i SPAK, është bërë më vetëdije të plotë sepse SPAK do të mbjellë terror. Ajo që po ndodh atje nuk është as drejtësi, përkundrazi. Është padrejtësia më e madhe në historinë e këtij vendi. Kërkon të gjunjëzojë të vërtetën”, tha Boçi.

 

protesta e berishes

Lini një Përgjigje