TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Dhjetor 2023, 12:18

Protesta për të atin, flet Argita Malltezi: Njerëzit do ta mbështesin Sali Berishën!

Shkruar nga Pamfleti

Protesta për të atin, flet Argita Malltezi: Njerëzit do ta

Argita Berisha, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha në një deklaratë për mediat nga protesta që po mbahet para Kuvendit shprehu bindjen se gjithnjë e më shumë njerëz do t’i bashkohen kësaj qëndrese në ditët në vijim.

Ajo tha se më e rëndësishme se numrat është fryma për të mbrojtur vendin dhe parimet.

'Kjo protestë është një apel për pjesën tjetër të popullatës për të qëndruar. Sot në mëngjes hasa një shprehje, nuk ka rëndësi se cfarë barre mban por si e mban. Nuk është cështje numrash por cështje fryme. E rëndësishme është që njeriu që të bëj atë që duhet të bëjë. Ne jemi këtu për parimet dhe Berisha po bën atë që duhet të bëjë çdo qytetarë. Unë nuk e mendoja që duhet të arrijnë në këtë shkelje të ligjit. Kjo është një këmbanë e tmerrshme për popullatën.', tha Argita Berisha.

E pyetur lidhur me kërkesën e SPAK për autorizim për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj babait të saj, Berisha tha se ajo kërkesë ka shkelje shumë të rënda ligjore.

Ndërkohë paralelisht me protestën ka nisur mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin që po shqyrton kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Sali Berishës.

Aty janë të pranishëm anëtarët socialistë të Këshillit dhe iu është bashkuar edhe Enkelejd Alibeaj si anëtar nga radhët e opozitës.

Në këtë takim nuk marrin pjesë deputetët e tjerë demokratë që kanë mbështetur Berishën në parlament si Gazment Bardhi, Greta Bardeli, Ervin Salianji dhe Saimir Korreshi.

Aty janë të pranishëm edhe prokurorët e SPAK që kanë në hetim çështjen, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.

 

argita berisha sali berisha

Lini një Përgjigje