TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Dhjetor 2023, 12:13

Mbledhja e Këshillit të Mandateve, Këlliçi: Edi Rama ka si qëllim zhdukjen e opozitës

Shkruar nga Pamfleti

Mbledhja e Këshillit të Mandateve, Këlliçi: Edi Rama ka si

Belind Këlliçi ka nisur i pari fjalën në protestën e opozitës që po mbahet para Kryesisë së Kuvendit.

Sipas tij po mbahet një mbledhje turpi që ka si qëllim të godasë opozitën në vend që të mblidhej për Edi Ramën.

“Po mbahet një mbledhje turpi, që duhej të mblidhej për Ramën. Po tentohet të goditet opozita, jo Berisha si individ. Ai është kryetari i opozitës reale të vendit.

Sot institucionet e drejtësisë kanë marrë porosi për goditjen e opozitës, dhe jo qeverisë. Sot po goditeni ju, të rinjtë e vendit. Ju bëj thirrje dilni në këtë shesh se po luftohet edhe për ju. Që mos instalohet një diktaturë që u rrëzua 30 vite më parë”, u shpreh ai ndër të tjera gjatë fjalës së tij.

këshilli i mandateve belind këlliçi sali berisha kërkesa e spak

Lini një Përgjigje