Këshillit i Mandateve rrëzoi me 6 vota, 5 deputetët e PS-së dhe të deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj, kërkesën e avokatit mbrojtës të Sali Berishës të pezullojë seancën për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish kryeministrit në hetim për aferën e kompleksit Partizani.
Alibeaj tha se nuk ka një vendim nga Gjykata Kushtetuese për pezullimin e mbledhjes dhe për këtë arsye nuk ka asnjë shkak ligjor për shtyrjen ose pezullimin e saj.
'U pretendua që kërkesa adresuar GJK përfshin edhe këtë procedurë parlamentare, që ka nisur nga dokumentacioni i paraqitur nga SPAK, 12 dhjetor 2023, një ditë më parë se ajo kur është depozituar në GJK kërkesa e deputetëve. Bazuar në ligj dhe rregulloren e parlamentit, do kishte bazë një kërkesë për ta pezulluar deri në pritjen e vendimit të GJK, nëse do kishte një kërkesë për pezullim. GJK në këtë procedura është e epërme edhe mbi kuvendin, nuk ka një vendim të GJK për të pezulluar këtë procedurë parlamentare për dhënien e autorizimit. Avokatët, deputetë kanë të drejtën që pas kësaj procedure që kjo është një shkelje kushtetuese o të paraqesin një kërkesë të re ose të paraqesin një shtesë në kërkesën që kanë në GJK. Në këto kushte jam i mendimit që kjo kërkesë të mos pranohet.',tha ai.
Të pranishëm në seancë janë kryetarja e Këshillit, kryeparlamentarja Lindita Nikolla, deputetët e PS-së, Ermonela Felaj, Klotilda Bushka, Bledi Çuçi dhe Arben Pëllumbi nga PS-ja dhe nga opozita deputeti Enkelejd Alibeaj. Aty mundojnë deputetët e tjerë të PD-së që kanë mbështetur Sali Berishën në parlament, Gazment Bardhi, Greta Bardeli, Ervin Salianji dhe Saimir Korreshi.
Gjithashtu të pranishëm edhe prokurorët e SPAK që kanë në hetim çështjen, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.
Diskutimet në Këshillin e Mandateve:
Gjokutaj (avokati i Berishës): Kemi një kërkesë paraprake. Jemi vënë në dijeni të kërkesës që SPAK ka paraqitur pranë jush. Sikurse ne do të provojmë me provat që kemi, në momentin që zhvillohet kjo seancë dëgjimi, në Kushtetuese është depozituar kërkesa në 14 dhjetor nga ⅕ e deputetëve për interpretimin e nenit 73/2 të Kushtetutës, përsa i takon çështjes së heqjes apo kufizimit të imunitetit të deputetit në çdo kohë, pa e kërkuar dhe pa e marrë paraprakisht autorizimin e Kuvendit. Kjo çështje ka filluar në muajin tetor dhe masa e detyrimit për paraqitje dhe ndalimi i daljes jashtë shtetit janë marrë me kërkesë të SPAK drejtuar direkt GJKKO-së. Ne kërkojmë pezullimin e kësaj seance.
Gjokutaj (avokati i Berishës): Kemi një kërkesë paraprake. Jemi vënë në dijeni të kërkesës që SPAK ka paraqitur pranë jush. Sikurse ne do të provojmë me provat që kemi, në momentin që zhvillohet kjo seancë dëgjimi, në Kushtetuese është depozituar kërkesa në 14 dhjetor nga ⅕ e deputetëve për interpretimin e nenit 73/2 të Kushtetutës, përsa i takon çështjes së heqjes apo kufizimit të imunitetit të deputetit në çdo kohë, pa e kërkuar dhe pa e marrë paraprakisht autorizimin e Kuvendit. Kjo çështje ka filluar në muajin tetor dhe masa e detyrimit për paraqitje dhe ndalimi i daljes jashtë shtetit janë marrë me kërkesë të SPAK drejtuar direkt GJKKO-së. Ne kërkojmë pezullimin e kësaj seance. Ekziston mundësia që ju të jepni autorizimin dhe Kushtetuesja të mos e pranojë këtë vendimmarje dhe vjen një përplasje e madhe. Ne mendojmë se duhet ta pezulloni këtë seancë derisa Kushtetuesja të vendosë në lidhje me këtë kërkesë. Ftoj edhe Porokurinë të jetë dakord me kërkesën tonë.
Lindita Nikolla: Nuk jemi në rastet e pezullimit të kësaj seance. As ju nuk parashtruar asnjë dispozitë. Nuk mund të pezullojmë një seancë pa dëgjuar ende prokurorët. Mendoj se duhet të vijojmë me seancën.
Enkelejd Alibeaj: Ju nuk duhet të nguteni të merrni një vendim që i takon gjithë Këshillit. Duke qenë se është kërkesë paraprake, e udhës është që të trajtohet me respektin maksimal. Kam një pyetje për avokatin: kuptoj që ju kërkoni të pezullohet ose shtyhet kjo seancë meqë është paraqitur një kërkesë në Kushtetuese. Kërkesa e paraqitur nga deputetët ka për objekt të vetin pezullimin e procedurave parlamentare për kërkesën e SPAK për këtë çështje, apo i përket vendimeve të mara nga gjykata më parë.
Gjokutaj: Ky komision duhet ta shtyjë derisa të shprehet Kushtetuesja. Ju duhet të shpreheni me një vendim të anëtarëve nëse e pranoni kërkesën tonë. Nëse ju e rrëzoni shpejt, deri pasdite do të bindeni që kemi të drejtë.
Bledi Cuçi: Nuk ka asnjë bazë ligjore procedurale për të kërkuar këtë pezullim. Ju e shprehët vetë që është në vullnetin tonë për ta bërë këtë gjë. Po shoh kërkesën tuaj që keni bërë në Kushtetuese dhe këtu nuk kërkoni pezullimin e procedurave parlamentare për dhënien e autorizimit. Nuk ka asnjë kusht ligjor dhe arsye për ta pezulluar këtë proces.
Enkelejd Alibeaj: Bazuar në ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e Parlamentit, do të kishte bazë një kërkesë për ta pezulluar deri në pritje të vendimit të Kushtetueses nëse do të kishte një kërkesë për pezullim. Kushtetuesja në këto procedura është e epërme, edhe mbi Kuvendin. Deri më sot nuk ka një vendim të Kushtetueses për të pezulluar këtë procedurë parlamentare për dhënien e autorizimit.
Ndërkohë ish-kryeministri Berisha në një deklaratë për mediat para mbledhjes tha se nuk mund ta pranonte të ishte aty pasi poshtërohet Kuvendi. Ai përfaqësohet nga avokatët e tij, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi. Megjithatë kryedemokrati nuk është larg Kryesisë, por në rrugën përballë saj, pasi aty PD-ja mban sot një protestë. Ai ka deklaruar më herët se do ta pranojë çdo vendim të Kuvendit.
Lini një Përgjigje