Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi tha se nuk ka asnjë kusht ligjor për pezullimin e mbledhjes së Këshillit të Mandateve që po shqyrton kërkesën e SPAK për t’i hequr mandatin Sali Berishës, kërkesë që u parashtrua pak më parë nga përfaqësuesi ligjor i tij.
Duke ju përgjigjur kërkesës së avokatëve të Berishës, të cilët kërkuan të pezullohet mbledhja derisa të shprehet GJK, Çuçi tha se ato nuk kishin kërkuar pezullimin e mbledhjes.
"E para që dua të them nuk ka asnjë bazë ligjore procedurale për të kërkuar këtë pezullim. Ju u shprehët vet që është në vullnetin tonë për ta bërë këtë gjë. Në lidhje me pyetjen e Aliebajt po e shoh pak kërkesën tuaj në GJK dhe këtu nuk kërkonin pezullimin e procedurave parlamentare për dhënien e autorizimit. Në kërkesën tua ju nëse ishit kaq të interesuar mund ti kishit kërkuar GJK-së dhe pezullimin e kësaj mbledhje. Ju keni kërkuar pezullimin e masave shtrënguese. Nuk keni kërkuar pezullimin e procedurave parlamentare për kërkesën që ka sjellë prokuroria për Berishën. S’ka asnjë kusht ligjor ta pezullojmë këtë proces”, tha Çuçi.
Lini një Përgjigje