TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Mars 2024, 11:47

Projekti 1 mld dollarë për Sazanin, Rama e konfirmon: Dhëndri i Trump do ta kthejë ishullin në xhevahirin e Mesdheut

Shkruar nga Pamfleti
Projekti 1 mld dollarë për Sazanin, Rama e konfirmon: Dhëndri i
Edi Rama

Kryetari i PS-së, Edi Rama nga Gjiri i Lalzit ka folur për herë të parë për projektin e dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner i cili do të investojë 1 mld dollarë në ishullin e Sazanit për resorte dhe vila luksoze.

Sipas Ramës, kjo nuk është oferta e parë që i është bërë qeverisë për ishullin e Sazanit.

Ai sulmoi opozitën që ka deklaruar se Sazani është zonë e mbrojtur.

“Këto ditë dhëndri i Donald Trump shpalli ambicien për të investuar në Shqipëri. Sot flasin për rrezikun që i kanoset Sazanit për ta kthyer në një xhevahir në Mesdhe. Flasin për një zonë të mbrojtur që e mbrojtur nuk ka qenë kurrë veç mbrojtjes nga ushtarët. Hija e ish-presidentit amerikan dhe frika provinciale nga zemërimi i tij.

Ju kujtohet se cfarë thoshin për mua kur u zgjodh por ja ku jam sot. Për mua djalin e paudhë që doli nga thesi i parave të Sorosit. Zbarkimi në Sazan i firmës më prestigjoze të firmës së hotelerisë në botë, Aman, që ka ndërtuar një dyzinë në zonat përrallore të UNESCO-s në Azi dhe Lindjen e Mesme” tha ai.

Sipas Ramës, sot Shqipëria është në të gjitha mediat e botës dhe ky është një lajm i mirë për ne.

'Jo nuk po i shesim 5 oligarkëve. Janë qindra investitorë vendas që janë angazhuar për turizmin. Nuk do të shesim as Sazanin dhe asnjë pronë tjetër. tejtër kush i ka nxjerrë në pazarin e botës me 1 euro dhe nuk i erdhi asnjë i marrë në Shqipërinë e zhytur në kriminalitet dhe që bënte lajm në botë vetëm për keq. Sot Shqipëria në të gjitha mediat e botës është një lajm i mirë. Sot Shqiptarët do të jenë pjesë përmes aksioneve të shtetit ne do të vigjilojmë që projektet të jenë. Ka pasur disa interesime për Sazanin dhe i kemi refuzuar pikërisht sepse nuk jemi as të interesuar për të bërë pazare. As të paditur të bëjmë zhvillime mediokre. Të kthehen në burim rritje dhe krenarie për Shqiptarët. Në duhet të punojmë paralelisht në shumë fronte.’- tha Rama.

edi rama projekti 1 mld dollarë në ishullin e sazanit

Lini një Përgjigje