TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Mars 2024, 10:48

Asambleja Kombëtare e PS-së, kryeministri Rama mbërrin në Durrës

Shkruar nga Pamfleti
Asambleja Kombëtare e PS-së, kryeministri Rama mbërrin në
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Aasamblenë e PS-së në Durrës, e cila fillon në orën 11:00.

Në këtë asamble do diskutohet mbi zbatimin e detyrave për rienegjizimin e partisë dhe anëtarësimet e reja.

Asambleja i nis punimet me fjalën e kryesocialistit për të vijuar me paraqitjen e raportit nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, “Mbi zbatimin e detyrave të Asamblesë për rienergjizimin e partisë dhe anëtarësimet e reja”.

Axhenda parashikon miratimin Projekt-Udhëzimeve “Mbi zgjedhjet e përgjithshme në parti” dhe ai mbi kriteret përzgjedhëse të kandidatëve për delegatë të Kongresit të partisë, bashkëkryetarët e degëve të PS dhe të organizatave socialiste.

Zgjedhjet në strukturat socialiste do të zgjasin deri më 15 Prill, ndërsa Kongresi i PS-së parashikohet të mblidhet në Qershor të këtij viti.

Agjenda:

1.Fjala e Kryeministrit Rama

2.Blendi Klosi për zbatimin e detyrave të Asamblesë kombëtare të PS për rienerrgjizimin e partisë, korrigjimin e mangësive të evidentuara në organizatat socialiste dhe anëtarësimet e reja

3.Raportime, diskutime nga anëtarët e AK për zbatimin e detyrave të ngarkuara

4.Miratimi i projekt udhëzimit “Mbi zgjedhjet e përgjithshme në parti”

5.Miratimi i projekt-udhëzimit “Kriteret përzgjedhëse të kandidatëve për delegatë të kongresit të partisë, bashkëkryetarët e OS dhe KS të NJA”.

edi rama asambleja kombëtare e ps-së

Lini një Përgjigje