TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Mars 2024, 11:02

Analistja: Rithemelimi ka primare interesat personale, kamikazët Noka dhe Vokshi u zhdukën nga aksioni opozitar

Shkruar nga Pamfleti
Analistja: Rithemelimi ka primare interesat personale, kamikazët Noka dhe
Bylykbashi, Vokshi, Berisha dhe Noka

Analistja Brizida Gjikondi deklaroi se marrëveshja e PS-së me Rithemelimin është një mesazh për SPAK dhe duket si një dorë e zgjatur për Berishën.

Duke analizuar situatën politike, Gjikondi tha se kjo është e kalkuluar sepse janë zhdukur nga aksioni kamikazët si Flamur Noka dhe Vokshi.

“Unë mendoj që ky është një paralajmërim për SPAK, dhe është një dorë e zgjatur.  Mua me bënë përshtypje që çuditërisht është zhdukur Flamur Noka, Albana Vokshi apo gjithë kamikazët e tjerë”, u shpreh Gjikondi në emisionin “3D”.  

Ndaj shton ajo, “unë mendoj që “Rithemelimi” nuk ka absolutisht primar interesin e qytetarëve por ka interesa personale. 5 muaj mbajtën bllokuar Parlamentin që kur u hap çështja Partizani.

Janë të lumtur sepse janë faktorizuan sepse që kur ka dal Sali Berisha non-grata kanë qenë i shpërfillur nga ndërkombëtaret.   Dhe këto deklarata që po mbahen, nuk janë për Sali Berishën por janë për stabilitetin e Shqipërisë për pjesën stabilitetit të Ballkanit”.

Gjithashtu thekson ajo, është tipike e politikës shqiptare dhe ne e mbajmë mend se çfarë kanë bërë së bashku Edi Rama dhe Sali Berisha që në 2008 kanë ndryshuar Kushtetutën në disfavor të shqiptarëve.

 

 

ps pd berisha noka vokshi

Lini një Përgjigje