TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Mars 2024, 11:38

Pazaret me Berishën, Rama i përgjigjet akuzave të Bashës: Broçkulla!

Shkruar nga Pamfleti

Pazaret me Berishën, Rama i përgjigjet akuzave të Bashës:

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratave të kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha i cili tha se qeveria po bën pazar me non gratën, Berishën për arritjen e dakordësisë mes PS dhe opozitës me qëllim që Kuvendi t'i rikthehet normalitetit.

Gjatë fjalës hapëse në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, ai i ka quajtur broçkulla akuzat e Bashës, ku sipas tij kjo ndodh pasi Partia Socialiste po shkruan një kapitull të ri në historinë e marrëdhënieve të pushtetit politik me drejtësinë.

“U fol këto ditë për pazare dhe marrëveshje me non gratën, apo për trembje të socialistëve nga SPAK-u, të gjitha janë broçkulla që tregojnë sesa të vështirë e kanë një pjesë e bashkësisë sonë kombëtare, të kuptojë se PS e kësaj gjenerate po shkruan një kapitull të ri në historinë e marrëdhënieve të pushtetit politik me drejtësinë. Nëse nuk do donim drejtësi, do i kishim bërë të gjitha pazaret për ta ndaluar. Thonë e bëri SHBA, por e bëri PS, ishte në program që kur ishim në opozitë”, tha Rama.

Lini një Përgjigje