TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Maj 2023, 21:30

“Po ky SPAK-u çfarë po bën?”, Fatmir Xhafaj mesazh të fortë: Drejtësinë e re e kanë frikë të gjithë, prandaj e sulmojnë

Shkruar nga Pamfleti

“Po ky SPAK-u çfarë po bën?”, Fatmir Xhafaj mesazh

Të gjithë e kanë frikë drejtësinë e re. Prandaj të gjithë sulmojnë, e përkëdhelin në një mënyrë apo tjetër...

Deputeti Fatmir Xhafaj ka paralajmëruar se drejtësia e re i ka futur në ankth të gjithë. Ish-ministri i Brendshëm u shpreh se sot të gjithë e kanë frikë drejtësinë e re, ndaj edhe e sulmojnë. Sipas tij drejtësia ka ecur në Shqipëri, në raport me pushtet e tjera që kanë mbetur. Ai e lidhi këtë me faktin se sot shumica e krerëve të grupeve kriminale nuk janë më në Shqipëri, ata ndodhen jashtë vendit, veprojnë jashtë vendit, kjo është e gjitha pjesë e presionit se SPAK-u ka dosje për ta.

Ne në SPAK nuk mund të çojmë çdo njeri që na thotë mendja për ta çuar në burg. Në SPAK çojmë atë që e dinë të gjithë që duhet hetuar, por nuk ka prova. Atëherë këto prova duhen mbledhur. Nuk duhet të lemë pa përmendur këtë mentalitet, këtë kulturë dhe këtë presion që është mbi SPAK-un. E gjithë kjo bie mbi këta njerëz. Të gjitha forcat politike flasin për SPAK-un, të gjitha mediat flasin për SPAK-un, disi edhe shoqëria civile, por këta njerëz kush i ndihmon? Kush i motivon? Kur njerëzit flasin për SPAK-un, por në zgjedhje shkojnë dhe votojnë pikërisht ata që duhen denoncuar në SPAK?

Ti ke mundësi. Ke votën. Refuzoje. Pasi, kur ti ke bërë detyrën, ke refuzuar si qytetar. Atëherë ti thua, ne e bëmë detyrën tonë, e ndëshkuam këtë kandidat për deputet apo për çfarë mund të jetë. Por, të gjithë qytetarët e kandidojnë, e mbështesin e votojnë, dhe pastaj pyesin: Po ky SPAK-u, çfarë po bën SPAK-u? Por jo, në fillim duhet të pyesim SPAK-un brenda nesh, drejtësinë brenda partisë tënde, ndërto drejtësinë brenda shtetit tënd. Ne kemi reformuar drejtësinë, por nuk kemi reformuar qasjen tonë ndaj drejtësisë”, tha Xhafaj në emisionin “Shqip”.

Sipas Xhafajt, drejtësia vetë ka ecur, në raport me pushtet e tjera që kanë mbetur. Ai tha se prova finale është ndëshkimi. Por sipas tij, fakt është se të gjithë janë trembur. 

Sot shumicën e krerëve të grupeve kriminale nuk i keni më në Shqipëri, ata ndodhen jashtë vendit. Ata veprojnë jashtë vendit, kjo është e gjitha pjesë e presionit se SPAK-u ka dosje për ta. Natyrisht, qëllimi final është t’i ndëshkosh, por edhe ky presion nuk është i pakët. Të mos harrojmë që drejtësia penale nuk është vetëm SPAK-u, por edhe pjesa tjetër e prokurorisë. Ata janë shumë herë më shumë se SPAK-u. Janë një sërë agjencish si: Policia e Shtetit, Agjencia e pastrimit të parave, SHISH-i etj. Të gjithë e kanë frikë drejtësinë e re. Prandaj të gjithë sulmojnë, e përkëdhelin në një mënyrë apo tjetër”, tha ai.

SPAK-un dhe drejtësinë e ka sulmuar si Rama, si Meta ashtu dhe Berisha. Si duket Xhafaj e ka mesazhin për të gjithë.

xhafaj spak drejtesia

Lini një Përgjigje