TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Maj 2023, 21:31

Berisha e ftoi në debat, Rama refuzon: Nuk e meriton, ai është një sharlatan

Shkruar nga Pamfleti

Berisha e ftoi në debat, Rama refuzon: Nuk e meriton, ai është

Që kur ka nisur fushata zgjedhore për 14 majin, Sali Berisha i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama debat publik lidhur me programet e partive.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Rama tha se Berisha nuk e meriton një debat me atë pasi sipas tij, është një sharlatan që tallet me popullin shqiptar. Ai shtoi gjithashtu se nuk e njeh si kryetarë të opozitës dhe se për të është një person i vdekur.

Kam 1 mijë arsye pse ky njeri nuk meriton debat se ky është një sharlatan që tallet ditën dhe natën me popullin shqiptar. Nëse shumica e popullit shqiptar ia jep përgjigjen rregullisht, atëherë detyrimi i këtij njeriu është me ata që e votojnë. Nuk e njoh për kryetar opozite dhe e konsideroj një të vdekur mes të gjallëve. Ai është një turp sot, për shtetin dhe popullin shqiptar. Është një person që na ulë kokën të gjithëve para atyre që ne pa ata nuk bëjmë dot”, tha Rama.

rama berisha debat

Lini një Përgjigje