TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Maj 2023, 21:19

"U kthye nga prostitutë mondane në lagjeje", Kryemadhi sulmon Bashën për takimin me Ballën: U bë për votat e amnistisë fiskale

Shkruar nga Pamfleti

"U kthye nga prostitutë mondane në lagjeje", Kryemadhi

Deputetja e PL-së Monika Kryemadhi ka komentuar videon e takimit mes ish-kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe deputetit të PS-së Taulant Balla, për të cilin tha se nuk i bën përshtypje.  

E ftuar në “Ora News”, Kryemadhi tha se takimi i Bashës me Ballën është bërë për një pakt që t’i siguronte qeverisë votat për amnnistinë fiskale kundrejt një fature financiare.

Ajo nuk kurseu ofendimet ndaj ish bashkëpunëtorit të saj Basha, për të cilin u shpreh se një miku i saj i kishte thënë për ish kreun e PD-së se “e nisi si prostitutë mondane dhe e përfundoi si prostitutë lagjeje”.

Mua nuk më bën më shumë përshtypje dhe mendoj që më e rëndësishme është tek dita e diel që njerëzit të shkojnë të votojnë. Ajo video ka një detaj shumë të rëndësishëm për t'ju thënë të gjithë demokratëve të lëkundur që hallakaten sa andej këtej që në 14 maj kanë vetëm një mundësi.  Kjo tregon dhe njëherë që janë shumë të qartë se çfarë ka ndodhur me votën e opozitarizmit në 2021. Një miku im më shkruajti në telefon e më tha: "E nisi si prostitutë mondane dhe e përfundoi si prostitutë lagjeje, prostitutë politike po themi. Ne e kemi ndjerë si histori të tmerrshme, më mirë një fund i tmerrshëm për të sesa një tmerr pafund. Në një këndvështrim mendoj se Basha ka ardhur për të bërë pazarin për amnistinë fiskale. Pra unë do të jap votat për amnistinë fiskale dhe më pas cili do të ishte shpërblimi që do të merrte. Sa i takon "Toyota Yaris" ai ska nevojë të ulet me Taulant Ballën se e ka mbyll me Edi Ramën atë gjë dhe të tjera gjëra. Çfarëdo ti bëjë Taulanti, është histori që e ka të hapur në Belgjikë me drejtësinë belge”, tha Kryemadhi.

kryemadhi takimi balla-rama akuza

Lini një Përgjigje