Sot Kuvendi ka nisur seancën e fundit për këtë sesion, e cila do të jetë maratonë dhe mbyllet nesër. Por ndryshe nga sa ndodhi me krerët e tjerë të institucioneve, socialistët nuk patën b*thë të përballen me kreun e KLSH...
Nuk kanë fund skandalet e mazhorancës kur vjen puna te Kontrolli i Lartë i Shtetit. Organi i drejtuar nga Arben Shehu, është i vetmi që ka treguar e zeza mbi të bardhë se ku dhe si vidhet nga kjo qeveri.
Thuajse kudo që kanë shkuar audituesit e KLSH, kanë gjetur miliona lekë të grabitura. Kjo nuk po kapërdihet nga mazhoranca, e cila ka nisur një luftë frontale ndaj tij. Ai që po përdoret si zar është padyshim Eduard Shalsi, por duket se në lojë janë Lindita Nikolla dhe shumë të tjerë.
Sot Kuvendi ka nisur seancën e fundit për këtë sesion, e cila do të jetë maratonë dhe mbyllet nesër. Por ndryshe nga sa ndodhi me krerët e tjerë të institucioneve, socialistët nuk patën b*thë të përballen me kreun e KLSH. Mazhoranca vendosi që ta shtyjë raportimin e tij për sesionin tjetër. Padyshim kjo u vu re nga opozita, e cila reagoi ashpër.
Sipas Jorida Tabakut, KLSH është i vetmi institucion që denoncon aferat dhe raportimi në sallë i kreut të institucionit ka shumë rëndësi.
Por ajo zbuloi një tjetër plan ogurzi. Pak ditë më parë, Eduard Shalsi hodhi idenë për të ndryshuar ligjin e KLSH, por pa dhënë shumë detaje. Sipas Jorida Tabakut, plani është që ky institucion të shkrihet fare dhe të ngrihet një gjykatë auditi me kompetenca shumë më të pakta.
“Është fatkeqësi që për herë të parë raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit nuk diskutohet në Parlament para mbylljes së këtij sesioni. Është fatkeqësi që qeveria që ndodhet në një pozitë ku raportet e KLSH japin një situatë që korrupsioni është kthyer në një kulturë pune në administratë, përpiqen që të sulmojnë institucionin e të mos merren me punën e tyre. Planet e qeverisë janë për ta mbyllur KLSH-në, të ndryshojnë ligjin dhe për ta kthyer atë në një gjykatë auditi. Çfarë duhet më që qeveria të vazhdojë dhe të sulmojë çdo institucion të pavarur vetëm se nuk i përgjigjet këtyre. Ka qenë fatkeqësi që raportimi është kthyer në këtë nivel, sulmi është kthyer në këtë nivel dhe sot Parlamenti ka reduktuar fuqinë e tij dhe është sot një mashë e maxhorancës, dhe reflektohet në çdo nivel, dhe në atë që ne po diskutojmë sot, që është korrupsioni”, tha Jorida Tabaku.
Po sot, Kuvendi miratoi ngritjen e një nënkomisioni, i cili ka si synim të kontrollojë KLSH. Ky nënkomision do të jetë në varësi të xhambazit Eduard Shalsi. /Pamfleti
Lini një Përgjigje