TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Korrik 2024, 16:32

Nga shëndetësia, te Kadastra dhe policia, BE tregon fushat ku gëlon korrupsioni dhe “shkund” qeverinë!

Shkruar nga Pamfleti

Nga shëndetësia, te Kadastra dhe policia, BE tregon fushat ku

Sipas BE, numri i referimeve në SPAK nga Tatimet, Njësia e Hetimit Financiar në Ministrinë e Financave, ILDKPKI, doganat dhe policia mbeten shumë të pakta....

Qeveria ka marrë një shuplakë shumë të fortë nga Bashkimi Europian. Teksa Rama mburret me drejtësinë e re dhe ka marrë flamurin e luftës antikorrupsion, në fakt për ndërkombëtarët Shqipëria mbetet vendi më i korruptuar.

Komisioni Europian për herë të parë në raportin për shtetin ligjor ka futur Shqipërinë dhe kritikat janë të pafundme. Sipas tyre, korrupsioni gëlon në shumë fusha, ku përmenden Shëndetësia, Kadastra, Arsimi dhe Policia. Po ashtu, BE thekson se autoritetet audituese brenda ministrive janë shumë të dobëta.

Perceptimi midis ekspertëve dhe drejtuesve të biznesit është se niveli i korrupsionit në sektorin publik është i lartë. Në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit 2023 nga Transparency International, Shqipëria renditet e 98-ta. Ky perceptim ka qenë relativisht i qëndrueshëm gjatë pesë viteve të fundit... Rreziqet e korrupsionit duket se ekzistojnë veçanërisht në sektorët e shëndetësisë, arsimit dhe pronës, dhe brenda policisë, si dhe në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës. Kontrollet e brendshme dhe mekanizmat e inspektimit në administratën publike janë të dobëta dhe joefektive. Masat e dixhitalizimit ndihmuan në trajtimin e korrupsionit të vogël, por nuk trajtuan çështjet kryesore në proceset e brendshme administrative”, theksohet në raport.  

Më tej jepet alarmi mbi mungesën e padive për aferat. Sipas BE, numri i referimeve në SPAK nga Tatimet, Njësia e Hetimit Financiar në Ministrinë e Financave, ILDKPKI, doganat dhe policia mbeten shumë të pakta.

Sipas BE, krimi shfrytëzon mjaft mirë nivelin e korrupsionit në vend. “Lufta kundër rrjeteve të organizuara kriminale, të cilat shpesh përdorin korrupsionin si mjet, është një sfidë në Shqipëri, megjithatë BKH raporton mangësi në aksesimin e të gjitha bazave të të dhënave shtetërore, veçanërish në të dhënat e Kadastrës Shtetërore siç kërkohet me ligj”, theksohet më tej.

Një tjetër shqetësim është fshehja e pasurive nga politika. Sipas BE, fusha e veprimit e ILDKPKI është e kufizuar, pasi nuk futet te pjesa e bizneseve, që përdoren nga politika për të fshehur pasuritë.  

Rreth 4 000 zyrtarë të zgjedhur dhe publikë janë të detyruar të dorëzojnë deklaratat vjetore të pasurisë. Që nga tetori 2022, deklaratat e pasurisë dorëzohen në formë elektronike dhe në kopje fizike. Megjithatë, publikimi i tyre është pezulluar në vitin 2023 nga ILDKPKI për shkak të shqetësimeve të dyshuara të sigurisë kibernetike. Në vitin 2023, ILDKPKI kreu 187 kontrolle të plota për 187 kandidatë në institucionet e drejtësisë dhe 34 persona në Policinë e Shtetit, Gardën e Republikës dhe Agjencinë e Vëzhgimit Policor. Megjithatë, fusha e kompetencës e ILDKPKI nuk përfshin verifikimin e pasurive të fshehura nëpërmjet subjekteve private ose nëpërmjet pronësisë nga individë të tjerë, të cilat kufizojnë efektivitetin e auditimeve”, thekson raporti. /Pamfleti

Lini një Përgjigje