TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Korrik 2024, 15:27

“Po cenohet rëndë siguria kombëtare”, Salianji: Të dhënat e TIMS shiten dhe blihen online

Shkruar nga Pamfleti

“Po cenohet rëndë siguria kombëtare”, Salianji:

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji i cili për 4 muaj drejtoi Komisionit Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS tha se raporti i miratuar bashkë me mendimin e pakicës do t’i dorëzohet Prokurorisë së Posaçme.

I ftuar në “News 24” deputeti demokrat u shpreh se të dhënat e sistemit TIMS shiten dhe blihen online, duke bërë që vendet jo miqësore me Shqipërinë mund t’i marrin ato dhe t’i keqpërdorin. Sipas Ervin Salianjit jemi në kushtet e cënimit të rëndë të sigurisë kombëtare, duke kërkuar që të merren masa.

Jemi në kushtet kur në vitin 2021 ka pasur hakerim të sistemit, duke dashur që të mos e pranojnë që kemi hakerim e kanë lejuar që deri në 2022 hakeruesi të rrijë në sistem dhe të vjedhe cdo të dhënë të sistemit TIMS. Di t’ju them që të dhënat e sistemit TIMS shiten dhe blihen online.

Shtetet që kanë interes që kanë raporte jo miqësore me Shqipërinë mund ti marrin të dhënat e sistemit TIMS mund ti blenë dhe ti keqpërdorin për interesa të tyre. Në këtë kuptim jemi në kushtet e një cënim të rëndë të sigurisë kombëtare dhe duhet të merren masa. Raporti i Komisionit Hetimor bashkë me mendimin e pakicës do të jetë i bashkëngjitur dhe do ti dorëzohet SPAK. Unë e kam firmosur që sot që të dyja raportet të shkojnë në SPAK dhe pas zbardhjes do të dorëzohet për hetim të thelluar”, tha deputeti i PD, Ervin Salianji, i cili u shpreh se në shtator do të kërkojnë edhe ngritjen e Komisioneve të tjera hetimore.

Lini një Përgjigje