Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla është pyetur ditën e sotme nga mediat nëse ka një vendimmarrje për Elisa Spiropalin, lidhur me mungesën e saj në Kuvend ditën e votimit për imunitetin e Belinda Ballukut.
Balla tha se në PS ka një rregull, që çdo fund sesioni bëjnë një analizë për punën dhe performancën e çdo deputeti, dhe sipas tij atëherë do të ketë dhe një vendim për deputeten e PS.
“Ne kemi një rregull që në çdo fund sesioni bëjmë një analizë të performancës së çdo deputeti të PS, dhe kur të dorëzohet raporti, më pas kërkohet përmirësim pune apo çështje të tjera. Zonja Spiropali nuk ka shprehur shqetësim në mbledhje të grupit të PS”, tha Balla.
Balla me tej tha sei se PS është në proces rienergjizimi, referuar kështu zgjedhjeve të brendshme partiake. Nënvizoi se ky proces lidhet ngushtë me përgatitjet për zgjedhjet vendore të vitit 2026.
“Do ketë dëgjesa në të 12 qarqet e vendit, u kam kërkuar deputetëve të marrin pjesë. Sot jemi në kushtet e një reforme admnistrativo-territoriale që ka prodhuar disa suksese”, tha ai.
Kujtojmë se Spiropali qëndroi pak muaj në krye në Ministrisë së Jashtme, ndërsa u përball edhe me kritikat e kryeministrit Rama në mbledhjen e PS.
Edhe para disa ditësh, ish-ministrja e Jashtme Elisa Spiropali me anë të një postimi në rrjetet sociale doli hapur kundër asaj që e quan “model i kapjes së shtetit” nga qeveria Rama dhe Partia Socialiste. Spiropali ngriti akuza, duke përshkruar një realitet të errët brenda administratës dhe politikës, ku sipas saj institucionet nuk funksionojnë më sipas ligjit, por sipas urdhrave dhe interesave të ngushta.
Lini një Përgjigje