TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Prill 2026, 10:47

Berisha hap arkivat, i kthehet sulmeve për Dumanin: Pango e bëri me apartamente e zyra, ka liruar kokat e krimit

Shkruar nga Pamfleti
Berisha hap arkivat, i kthehet sulmeve për Dumanin: Pango e bëri me
Sali Berisha

Kreu demokrat, Sali Berisha, iu rikthye sot sulmeve ndaj ish-Kreut të SPAK, Altin Dumani, teksa u paraqit në Prokurorinë Speciale në respekt të masave të sigurisë që janë ende në fuqi, lidhur me dosjen ‘Partizani’.

Berisha akuzoi Dumanin se i ka garantuar lirinë disa prej eksponentëve më të rrezikshëm të krimit, por gjithashtu ka gënjyer në deklaratën vetting mbi lidhjet me Andon Pangon.

“Sot, i komunikova Altin Dumanit, Altin Troplinit dhe tre mbiemrat e tij të rinj, që i ka fituar për faqen e tij të zezë.

Altin Hajro. Ju e dini që supervrasësi Hajro është i lirë për shkak të hetimit të Altin Troplinit, ku thuhet se pagoi 700 mijë euro. Tani ai së fundmi nga drejtësia është dënuar me burgim të përjetshëm. Është personi që ka sharruar trupin e Jan Prengës, por që jeton i lirë në shtëpinë e tij.

Troplini e mori nga Elvis Doçi, është i lirë Elvis Doçi sepse e njoftoi, e mbajti në xhep nga data 19 shkurt me 25 ose 26 e mbajti Irena me disa mbiemra, pastaj e mori ky deri me datë 21 maj dhe ai krijoi të gjitha bazat dhe jeton gjoja në ilegalitet.

Farruku është Kreshnik Farruku nga Manza, i cili i pagoi një shumë disa milionëshe për t’ia ngatërruar CV-në e tij me të vëllait”, tha Berisha.

Por gjithashtu kreu demokrat nuk u ndal teksa u ndal te lidhja e Altin Dumanit me Andon Pangon, madje duke publikuar edhe dokumentet.

Berisha hap arkivat, i kthehet sulmeve për Dumanin: Pango e bëri me
Deklarata Vetting e Dumanit

“Pango ka vendim dënimi me 6 vjet burg nga shkalla e parë. Dumani ka marrë nga Pango edhe një dyqan tek zona e Liqenit të Thatë. Pango, kushëri i gruas së Dumanit, e ka bërë ish-kreun e SPAK me apartamente e zyra”, tha Berisha.

Berisha hap arkivat, i kthehet sulmeve për Dumanin: Pango e bëri me
Vendimi për Andon Pangon

berisha dumani akuza pango

2 Komente

  1. T
    Tony

    Merreni e rraseni brenda kete mut e te rrije urte si Like zagari.

    1. A
      Argjita Dhipi

      Nuk ka kush, dhe ky SKAPI, sic i thoshte i ndjeri, na ka humbur shpresat. U zgjat si shume

    Lini një Përgjigje