Partia Demokratike ka paditur ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari dhe drejtorin e Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj pas protestës së 17 prillit që u mbajt në kryeqytet.
Gjatë protestës teksa pati përplasje, policia raportohet se përdori bombola gazi në drejtim të protestueseve, duke lënduar disa prej tyre, madje edhe deputetë.
Përveç Lamallarit, kallëzimi është dhe për shtetasit Elton Alushi, Artur Prifti, Altin Tabaku, Bajram Baçi, Navjol Papuli dhe Dashamir Bendo.
Sipas kallëzimit, zyrtarët akuzohen për vepra si “heqje e paligjshme e lirisë”, “shpërdorim detyre”, “kryerje veprimesh arbitrare”, “pengim i tubimeve” dhe “falsifikim dokumentesh”, ndër të tjera.
Paraditen e sotme, kreu i PD, Sali Berisha paralajmëroi kallëzimin për kryepolicin Skënder Hita, Sokol Bizhën dhe 2 persona të tjerë që kryesuan aksionin kundër opozitës në protestën e 17 prillit. Berisha tha se u përdor spraj kundër arinjve ndajr protestuesve që kishin dalë në shesh.
Nga SPAK, ku u paraqit në zbatim të masës detyrim paraqitjeje, Berisha komentoi edhe protetsuesit që sot do të dalin para Gjykatës për masat e sigurisë. Ndonëse kësaj radhe ata u kapën në flagrancë me molotovë në duar, Berisha thotë se militantët u futën në qeli pa prova.
“Kriminelët me uniformë përdoren në protestën e fundit mjetet më të ndaluara dhe antiligjore ndaj protestuesve guximtarë, mbrojtës të pamposhtur të ndërgjegjjes shoqërore të shqiptarëve. Janë që të gjithë pa asnjë provë, asnjë fakt, asnjë dokument, ne do t’i padisim të gjithë ata se kanë përdorur verbues ariu dhe tani del se akoma më keq se verbuesi i ariut. Do të vazhdojmë edhe më shumë, protestat do të jenë më të fuqishme. Dosja, Rama-Balluku nuk mbyllet kurrë, dosja është e hapur, ajo është një gropë për Ramën dhe Lubi Ballukun. Ne do të depozitojmë padi penale për Skënder Ballukun, kriminel i damkosur, për Sokol Besëprersin, oficeri më i pabesë.”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje