TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Mars 2024, 10:26

Përplasja e Ramës me gazetaren, Albana Vokshi: Veprim prej burracaku

Shkruar nga Pamfleti

Përplasja e Ramës me gazetaren, Albana Vokshi: Veprim prej burracaku

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, gjatë fjalës së saj në Kuvend, tha se incidenti mes kryeministrit Rama dhe një gazetareje pak ditë më parë ishte një akt prej burracaku.

Ajo shton se Rama i cënoi integritetin gazetares duke e cilësuar si një akt të dënueshëm dhe të patolerueshëm.

"Dy ditë më parë shqiptarët dhe jo vetëm, të gjitha mendiat italiane u ndeshën me një akt shantazhues e kërcënues në kërcënim të një gazetare në detyrë. Pasi e lëshuan nervat, Rama guxoi pas dhunës verbale edhe të cënonte integritetin fizik të saj. Akt i dënueshëm dhe i patolerueshëm. Gjest prej burracakum të paburri. Asnjë shoqatë për mbrojtjen e grave nuk reagoi. Ftesë për Kuvendin, t’i dalim në mbështetje një gruaje. Gratë deputete të mblidheshin sot, të ndërpritet seanca e të miratohet një rezolutë", u shpreh Vokshi.

Lini një Përgjigje