Bardhi kërkon shpalljen e pavlefshmërisë të votimeve në seancën e kaluar.
Ka nisur në normalitet mbledhja e Kuvendit. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka kërkuar që të shpallen të pavlefshme të gjitha votimet e seancës së kaluar të datës 14 Mars.
Gazment Bardhi u shpreh se të pranishëm në seancën plenare ishin vetëm 68 deputetë duke mos u arritur korumi i votave të nevojshme për të kaluar ligjet.
"Nga përmbajtja e procesverbalit drejtuesja e seancës në seancën e kaluar ka verifikuar kuorumin e pjesëmarrjes dhe rezulton se janë prezent 68 deputetët, u jam drejtuar me një kërkesë për të shpallur pavlefshmërinë e votimit të seancës së kaluar. Që procesi i votimit të hapet do duhet të jenë 71 deputetë. Në procesverbal evidentohet se kanë marrë pjesë 68 deputetë. Kërkoj nga ju të shpallni pavlefshmërinë e të gjitha votimeve të seancës së kaluar."-u shpreh Bardhi.
Nikolla: Sekretariati s’ka marrë ende vendim. Procesverbali ka reflektuar situatën e asaj seance.
Lini një Përgjigje