TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Mars 2024, 10:06

Vuçiç tërheq kërcënimin ndaj Kosovës, Petkoviç: Serbia nuk do t'i drejtojë armët askujt

Shkruar nga Pamfleti
Vuçiç tërheq kërcënimin ndaj Kosovës,
Aleksandar Vuçiç

Drejtori i të ashtuquajturës zyra për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç i ka dalë në mbrojtje “shefit” të tij, Aleksandër Vuçiç.

Petoviç ka dhënë një deklaratë për media në të cilën tha se Beogradi dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç nuk kanë kërcënuar askënd me luftë.

”Beogradi dhe presidenti Aleksandar Vuçiç nuk kërcënojnë askënd, as nuk i tundin armët, por ndryshe nga Prishtina janë shtyllë e paqes dhe stabilitetit në rajon”.

Sipas tij, ”edhe ata shumë më të fortë dhe më të fuqishëm se Albin Kurti nuk mund ta ndalojnë Beogradin që të kujdeset gjithmonë për njerëzit e tij, pavarësisht se ku jetojnë”.

Deklarata e presidentit Vuçiç shkaktoi reagime të forta në Perëndim.

Pak ditë më parë Vuçiç sfidoi Perëndimin që të zgjidhte mes Serbisë dhe Kosovës, teksa tha: ”Nuk është problem i doni ata e nuk na doni neve, nëse i doni ata, nuk do të na keni neve. I doni ata dhe doni t’u ndihmoni atyre, do të mbijetojmë! Por jemi mjaftueshëm të edukuar dhe mjaftueshëm të mençur e trima dhe mjaftueshëm kemi marrë mësime dhe kemi fituar përvoja pas gjithë asaj që na keni bërë 25 vjetët e kaluara që ta presim momentin më të mirë të mundshëm dhe ta shfrytëzojmë mundësinë, rastin tonë”.

 

aleksandar vuçiç kosova

Lini një Përgjigje