Samiti i Procesit të Berlinit që po mbahet në Tiranë ka përfunduar pjesën e parë të punimeve në orën 13:30 dhe të gjithë liderët e tij, të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor kanë dalë jashtë Piramidës ku po mbahet takimi për të bërë foton familjare.
Ndërkohë që liderët rreshtoheshin për këtë fotografi që ngulit këtë moment politik dhe historik, grupe popullore kërcimi të shteteve pjesëmarrëse i kanë përshëndetur të pranishmit.
Pas një pushimi dhe drekës zyrtare, në orën 15:30 do të nisë sesioni i dytë i punimeve të Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë me fokus, mbështetjen e tranzicionit të gjelbër dhe dixhital në Ballkanin Perëndimor.
Më pas në orën 16:45 do të përurohet Kolegji i Europës në Tiranë, në orën 17:30 do të nënshkruhet marrëveshja rajonale për njohje reciproke të kualifikimit profesional.
Lini një Përgjigje