Bota nuk e njeh më, e ai në pamundësi për të sharë atë që po ndodh sot në Tiranë, e gjeti një kleçkë për ta kthyer reagimin e tij në sulm. E kemi fjalën për Sali Berishën.
Ai nuk ka ndenjur pa reaguar edhe sot. Në një deklaratë për mediat, Berisha thotë se Samiti i sotëm i Berlinit varrosi Ballkanin e Hapur të Edi Ramës dhe Aleksander Vuçiçit për Serbinë e Madhe, projekt që sipas tij mbështetej nga Lavrov dhe Soros.
Megjithatë, nga halli Berisha thotë se mbështet dhe përshëndet Samitin e sotëm, duke ditur fare mirë inatin që ka përbrenda, që kundërshtari i tij është mes liderëve të botës perëndimore, e ai i damkosur. Në fakt është e kuptueshmë që sot është ditë shumë e sikletshme për Sali Berishën.
Jo vetëm në kontekstin e ‘non gratës’, por edhe sepse në një ngjarje të ngjashme kohë më parë, ku ‘bota’ zbarkoi në Tiranë, Berisha u godit në mes të protestës së tij.
E kjo e sotmja, është makth i dyfishtë për të. Më mirë të kishte vazhduar edhe sot festimet për ditëlindjen e të kthehej nesër nga Lalzi. Për të e kemi, që t’i kursente vetes sikletet.
Lini një Përgjigje