Kryeministrja italiane Meloni dhe presidenti Macron nuk janë të pranishëm në Samitin e Procesit të Berlinit sot në Tiranë, por nuk ka munguar kryeministri gjerman Scholz si edhe shefi i diplomacisë britanike James Cleverly krahas liderëve tyë rajonit.

Pas prezantimit të një picture në ambientet e Kryeministrisë, mes të qeshurave dhe batutave, Rama kapi prej krahu Scholzin e Gjermanisë duke e ftuar të parin për të vijuar në sallën tjetër ku do të zhvillohen punimet. Scholz është lideri më i rëndësishëm që merr pjesë në këtë aktivitet krahas ministrit të Jashtëm të Britanisë së Madhe Cleverly.
Ndërkohë që Rama mori Scholzin prej krahu, Cleverly ishte po aty, si për të treguar se Britania e Madhe nuk ka lëshuar nga prezenca e saj e fortë në rajon dhe në Europë.
Pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE, Gjermania ka një rol kryesore në proceset e integrimit në Bashkimin Europian, krahas faktit që është zëri më i fortë aty bashkë me Francën.
Lini një Përgjigje