
Kryeministri holandez, Mark Rutte tha se situata në veri të Kosovës duhet të shtensionohet.
Rutte u shpreh se gjatë samitit të Berlinit në Tiranë, do të ketë mundësinë të bisedojë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministren e Serbisë Ana Brnabiç.
“Kërkojmë shumë që të shtensionohet situata në veri të Kosovës. Kam folur me Vuçiç, sot po ashtu kam mundësi të flas me kryeministren e Serbisë dhe kryeministrin e Kosovës. Shpresoj që të gjithë të ndihmojnë për të ulur tensionet”, u shpreh ai.
Lini një Përgjigje