TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Tetor 2023, 11:42

LIVE/ Nis Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, Rama pret liderët e BE-së dhe Ballkanit

Shkruar nga Pamfleti
LIVE/ Nis Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, Rama pret
Kryeminsitri Edi Rama dhe kancelari Scholz

Ashtu siç ishte parashikuar në axhendën zyrtare ka nisur Samiti i Procesit të Berlinit, ku prej orës 11:00 kryeministri Rama ndodhet në godinën e Kryeministrisë ku ka pritur delegacionet e vendeve pjesëmarrëse.

12: 05 Nisin punimet për sesionin e parë

 

11: 00 Nis pritja e liderëve nga Rama

Samiti po zhvillohet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së.

Do të ketë një fjalë hapëse nga Rama, Scholz, Michel dhe Von der Leyen.

Kjo e fundit ka paralajmëruar një paketë të re investimesh nga Bashkimi Evropian mes vendeve të unionit dhe Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Në orën 12:00 do të nisë punimet sesionin i parë, ku do të diskutohet mbi Integrimin e Rajonit në Tregun Unik dhe Përmirësimi i Konvergjencës me BE.

Në sesionin e dytë, do të diskutohet bashkëpunimi për investime në fusha të ndryshme, ndërsa në fund do të këtë një konferencë të përbashkët Rama-Scholz Von der Leyen.

Punimet e Samitit përmbyllen me inaugurimin e Kolegjit Evropian dhe qendrës Tumo, piramidës së transformuar, ku do të mbahen punimet e samitit.

Samiti i Berlinit do i kushtoi Shqipërisë 51 milionë lekë.

rama samiti i procesit të berlinit

Lini një Përgjigje