
Ndryshe nga liderët e tjerë që kanë ardhur në Tiranë dhe po priten nga Rama, kryeministri grek Mitsotakis është ndalur përballë gazetarëve duke iu përgjigjur pyetjeve nga televizioni grek ERT.
Mitsotakis është parë të ndalet te mikrofoni i ERT dhe duket se do të japë një mesazh parta nisjes së punimeve të Samitit të Procesit të Berlinit. Partia e Mitsotakis humbi dy qytetet kryesore greke një ditë më parë, ndërsa tashmë duket se do të arrijë “një fitore” jashtë duke bërë presion për Fredi Belerin, e arrestua për vjedhje votash.

Ndërkohë që liderët e tjerë janë takuar përzemërsisht me Ramën, kryeministrja serbe Ana Brnabiç duket se ka ardhur me zor në Tiranë.
Ajo ishte mjaft e ngrysur dhe e ngurtë në takimin me Ramën si edhe në parakalimin në tapetin e kuq, gjë që është pasqyruar edhe te kryeministri shqiptar.
Rama nuk është se “ia vari” shumë Brnabiçit, ndryshe nga liderët e tjerë.

Por nga ana tjetër Rama dhe Kurti shtrënguan duart në tapetin e kuq, ku nuk munguan as buzëqshjet mesa tyre.

Lini një Përgjigje