TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Tetor 2023, 13:15

"Filluan punimet e Samitit", Albin Kurti publikon fotot me Ramën në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
"Filluan punimet e Samitit", Albin Kurti publikon fotot me Ramën
Edi Rama dhe Albin Kurti në Tiranë

Ditën e sotme Tirana priti liderët e BE në kuadër të samitit Procesit të Berlinit, i cili për herë të parë do të mbahet jashtë kufijve të unionit.

Në këtë ditë, kryeqyteti do të jetë i mbushur me një axhendë të ngjeshur deri në orën 19:30.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shpërndarë në rrjetet sociale fotografi nga Samiti.

Kurti u prit nga homologu i tij, Edi Rama me të cilin kohët e fundit ka pasur mosdakodësi.

Në fotografinë e parë që e ka publikuar shihen ai dhe Rama duke shtrënguar duart në pritjen para kryeministrisë.

“Fillojnë punimet e Samitit të 10-të të Berlinit, këtu në Tiranë,” ka shkruar Kurti.

albin kurti rama

Lini një Përgjigje