TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Tetor 2023, 13:50

Ujku, ujku… çakalli ‘bën kërdinë’!

Shkruar nga Pamfleti
Ujku, ujku… çakalli ‘bën kërdinë’!
Basha dhe Begaj

Kur themi ne që ky njeri e bën opozitën tinëz, fshehurazi, ju jeni skeptikë ta besoni.

Kur e gjithë vëmendja sot ishte te Samiti i Berlinit, Lulzim Basha u pa të hynte në Presidencë dhe aty e priste Bajram Begaj.

Por pse ka shkuar fshehurazi e papritur te Presidenti Basha? Jua themi ne. Meqë Rama i bëri puçin Berishës e Bardhit, se Metën nuk e llogarit fare, për anëtarin përfaqësues e bashkëkryesues të opozitës për Komisionin e Reformës Zgjedhore, Basha nuk humb kohë për t’i rregulluar të gjitha punët, në mënyrë që Reformën Zgjedhore ta bëjë ai me Ramën.

Kur Berisha rri e merret me varrimin e Ballkanit të Hapur, Basha merret me lindjen e opozitës së tij që do të vendosë pikat mbi ‘I’.

Basha ka propozuar një sistem proporcional kombëtar me lista të hapura, ku të parët që renditen do të jenë emrat që marrin më shumë vota nga zgjedhësit. Një tjetër propozim është dhe Vetting-u në politikë me të njëjtin format siç dhe u realizua në sistemin e Drejtësisë.

Gjithashtu Basha ka kërkuar kalimin në zgjedhjen e Presidentit nga populli. Ujku, ujku, çakalli ‘bën kërdinë’ i thonë kësaj pune.

lulzim basha begaj

Lini një Përgjigje