Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ditën e sotme ka zhvillaur një vizitë në ambjentet e Kryeministrisë.
Vizita e saj përkon me turin e përfundimit të misionit të saj diplomatik në Shqipëri.
Përfundimin e mandatit të saj diplomatik në Tiranë, Yuri Kim, bëri edhe një bilanc të tre viteve e gjysmë në krye të ambasadës amerikane.
Njësoj si në janarin e vitit 2020 kur mbërriti në Shqipëri, fokusi vijon të ketë reformën në Drejtësi.
Sipas saj Shqipëria duhet të çrrënjosë korrupsionin për të ecur përpara.
“Dua ta qartësoj se gjatë mandatit të tyre në Shqipëri, ambasadorët nuk ndjekin agjenda personale. Dhe ndaj pyetjes suaj nëse ka diçka që duhet të përmirësohet, absolutisht që po! Gjithashtu, është e rëndësishme të vijohet me përkushtim me reformat, sikurse ka qenë reforma në drejtësi, sikurse është çrrënjosja e korrupsionit.”
Pikërisht korrupsionin diplomatja amerikan sheh si problematikë në varfërimin e vendit, duke mos kursyer tonet negative ndaj atyre që duhet të bëjnë drejtësi në këtë vend.
“Çështja e reformës në Drejtësi dhe çrrënjosja e korrupsionit nuk është thjeshtë një çështje morali, por është çështje kombëtare dhe prosperiteti. Shtetet e Bashkuara duan që Shqipëria të bëhet një vend i pasur. Gjykatat dhe prokurorët duhet të jenë të pavarur, duhet të jenë persona me integritet. Dhe kjo është arsyeja se për SHBA-në dhe BE-në shtyjnë përpara në Reformën në Drejtësi.”, tha Kim.
Mandati i Yuri Kim në Shqipëri u shoqërua gjithashtu me përplasje politike dhe akuza të forta publike ndaj saj, sidomos nga non grata Sali Berisha.
Lini një Përgjigje