Sekretariati i Etikës në Kuvend ka refuzuar kërkesën e Partisë Demokratike për të marrë masë disiplinore ndaj kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
PD kishte kërkuar përjashtimin e Ballës pas deklaratës së tij në seancë plenare drejtuar deputetes Albana Vokshi. Çështja u shqyrtua nga Sekretariati i Etikës, i cili vendosi të mos vendosë asnjë sanksion.
Përfaqësuesit e shumicës argumentuan se ndjesa publike e Ballës për shprehjen “për ty kam numrin 0900” ishte e mjaftueshme dhe nuk kërkonte masa të tjera disiplinore.
Demokratët kërkuan përjashtimin e tij nga Kuvendi, duke e konsideruar deklaratën të papërshtatshme për sallën e parlamentit. Kërkesa nuk mori mbështetjen e shumicës së anëtarëve të sekretariatit.
Ndërkohë Komisioni i Etikës ka përjashtuar me 10 ditë nga punimet e Kuvendit deputetët e opozitës Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu, pas incidenteve që ndodhën në seancën plenare të së enjtes.
Lini një Përgjigje