TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Maj 2026, 14:39

PD ndryshon statutin, por mban në fuqi “nenin Basha” për dorëheqjen e kryetarit

Shkruar nga Pamfleti
PD ndryshon statutin, por mban në fuqi “nenin Basha” për
Bardhi

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar ndryshimet në statutin e partisë, duke sjellë disa risi në organizimin e brendshëm dhe procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për zgjedhje.

Një nga ndryshimet kryesore lidhet me krijimin e një komisioni të posaçëm që do të ketë detyrën të vlerësojë dhe filtrojë kandidaturat për deputetë dhe kryetarë bashkish. Kandidatët që nuk marrin miratimin e këtij komisioni nuk do të mund të bëhen pjesë e procesit të primareve.

Po ashtu, statuti i ri parashikon rritjen e rolit të diasporës në strukturat drejtuese të Partisë Demokratike. Sipas ndryshimeve të miratuara, shqiptarët që jetojnë jashtë vendit do të kenë deri në 15 për qind përfaqësim në Kuvendin Kombëtar, Këshillin Kombëtar dhe në listat e kandidatëve.

Ndryshimet synojnë gjithashtu forcimin e rolit të grave dhe vajzave në parti, përmirësimin e organizimit në bazë dhe rritjen e bashkëpunimit mes degëve të PD-së dhe të zgjedhurve vendorë.

Megjithatë, demokratët kanë vendosur të mos prekin një nga dispozitat më të diskutuara të statutit, të njohur si “neni Basha”. Ky rregull mbetet në fuqi dhe parashikon që kryetari i partisë duhet të japë dorëheqjen në rast humbjeje në zgjedhjet parlamentare ose lokale.

Duke prezantuar ndryshimet, Gazment Bardhi theksoi se statuti i ri ruan parimin që vendimmarrja në Partinë Demokratike t’u përkasë anëtarëve dhe jo strukturave drejtuese.

“Pushteti në PD i përket anëtarëve të saj dhe jo strukturave. Ky parim duhet ruajtur, duke e bërë PD të vetmen forcë ku anëtari nuk është periferik dhe vullneti i tij përcakton shumëçka”, u shpreh Bardhi.

Sipas tij, ndryshimet parashikojnë gjithashtu rritjen e përfaqësimit të diasporës deri në 15 për qind në organet drejtuese të partisë dhe në listat e kandidatëve, si dhe shtimin e rolit të grave dhe vajzave në strukturat e Partisë Demokratike.

“Diaspora do të ketë përfaqësim të dedikuar deri në 15% në të gjitha organet drejtuese, përfshirë Kuvendin dhe Këshillin Kombëtar. Po ashtu është fuqizuar roli i grave dhe vajzave në PD dhe është përmirësuar organizimi bazë i partisë”, u shpreh Bardhi.

“Në tërësi, grupi i punës vlerësoi se statuti i punës garanton funksionimin demokratik, respekton standardet e partisë me ato simotra të Evropës, se pushteti në PD i përket anëtarëve të saj dhe jo strukturave. Ky parim duhet ruajtur, duke e bërë PD të vetmen forcë ku anëtari nuk është periferik dhe vullneti i tij përcakton shumëçka.

Është propozuar që diaspora të ketë përfaqësim të dedikuar deri në 15% në të gjitha organet drejtuese, përfshirë Kuvendin, Këshillin e Kuvendit dhe 15% në listat e kandidatëve. Është fuqizuar roli i grave dhe vajzave në PD. Forca e parë politike që rrit kuotën e përfaqësimit të grave. Është përmirësuar organizimi bazë i partisë. Është forcuar raporti mes degëve të partisë dhe të zgjedhurve vendorë”, tha ndër të tjera Bardhi", tha Bardhi në fjalën e tij.

Risitë dhe ndryshimet kryesore në Statut:

1. Fuqizimi i Diasporës shqiptare dhe përfaqësimi real politik i saj 15% në lista dhe në organet e partisë duhet të jenë përfaqësues nga Diaspora.

2. Fuqizimi i rolit të grave dhe vajzave në Parti, duke e rritur përfaqësimin e tyre nga 30% në 40%.

3. Ngritjen e Komisionit të Seleksionimit të Kandidaturave për deputet dhe kryetar bashkie, si strukturë autonome nga organet drejtuese të partisë, përpara realizimit të procesit të primareve.

4. Përmirësimi i organizimit bazë të partisë (grupseksionet dhe nëndega) dhe forcimi i Kolegjit të Kryetarëve të Grupseksioneve.

5. Forcimi i raporteve mes Degëve të Partisë dhe të zgjedhurve vendor (këshilltarëve bashkiak).

6. Njohja e një statusi të barabratë për të gjitha organizatat partnere të partisë, duke respektuar historinë e themelimit të PDSH.

7. Mbrojtja e të dhënave personale të anëtarëve të Partisë.

8. Saktësimi i rregullave të shkarkimit të kryetarëve të degëve, duke i dhënë më shumë garanci të qëndrimit në detyrë.

kuvendi kombëtar i partisë demokratike neni basha gazment bardhi

Lini një Përgjigje