
Indrit Sefa, përfaqësuesi i Partisë Demokratike ka depozituar në Gjykatën e Apelit një kërkesë për nxitjen e shqyrtimit të çështjes që lidhet me vulën e kësaj partie.
Ai thekson se Gjykata nuk duhet të ndikohet nga asnjë faktor. Sefa shtoi se PD do të pranojë çdo vendim që do të merret nga gjykata, ndërsa bëri thirrje që edhe Rithemelimi të dalë publikisht dhe të deklarojë se do ta pranojë vendimin e gjykatës sido të jetë.
“Thirrje nënkryetarit të Parlamentit që ligjshmëria përcaktohet nga rregullat. Drejtësia popullore proletare me numra e shifra ka në Kinë e Kore, janë politika putineske.
Thirrje palëve të ndjekin rrugën ligjore që çështja të shqyrtohet në një kohë të shkurtër. Gjykata të mos ndikohet nga asnjë faktor.
Rithemelimi të thotë që çdo vendimmarrje e gjykatës do të respektohet. Një gjë të tillë e kemi bërë edhe ne. Dilni publikisht dhe thoni që do të pranoni vendimin”, tha ai për mediat.
Lini një Përgjigje