
Deputeti i Rithemelimit Luan Baçi ka folur lidhur me Reformën Zgjedhore. Ai nuk shprehu asnjë shqetësim edhe nëse nuk ndryshon sistemi zgjedhor por mbetet ky që është aktualisht.
“Mua nuk më duket e gabuar edhe kështu siç është, edhe me një zonë zgjedhore. Kjo e 1 zone zgjedhore që ju ngulni kembë, këmbëngulja juaj nuk është parimore. Mos u hiqni si parimor. Ju e keni për hallin tuaj. Kurse ne si PD nuk e kemi këtë hall sepse edhe kështu siç është edhe me nje zonë zgjedhore ne i mundim ata", tha deputeti Baçi për "Report Tv".
Lini një Përgjigje