
Mazhoranca dhe opozita kanë konstituar sot grupin e punës që do të diskutojë për ligjet që kërkojnë shumicë votash, 3/5, dhe ligjet e nevojshme për rrugëtimin në Bashkimin Evropian.
Pas mbledhjes së zhvilluar mes palëve, në një prononcim për mediat, deputeti socialist Damian Gjiknuri tha se formati i funksionimit të këtij grupi do të jetë përmes dialogut.
Lidhur me Komisionin e Reformës Zgjedhore, Gjiknuri tha se afati i tij ka mbaruar por përpjekjet do të vijojnë.
"Ne si pjesë e grupit të punës në emër të mazhorancës, sot filloi punë për të punuar me konsensus. Do të hulumtojmë modalitetin e punës për ligjin zgjedhor. Ne do të komunikojmë. Amnistia është e tejkaluar është në seancë. Nuk e kemi konsideruar pasi është në një fazë më të avancuar. Thelbi është çështje që kërkojnë konsensus në interes të integrimit të vendit në BE. Formati është dialog. Amnistia duhet të marrë votat e nevojshme, ka një dialog mes grupeve parlamentare.
Konsultimet nuk janë vrarë. Opinionet dhe rekomandimet konsiderohen. Nëse do të gjejmë dakordësi mes gjithë faktorëve politikë. Janë të përfshirë edhe deputetë të tjerë nëse duan të marrin pjesë me këtë çështje. Janë pjesë e këtij grupi sa herë diskutohen. Komisioni e mbaroi afatin nuk arriti gjë. Ne do të përpiqemi me të gjitha forcat që janë në këtë grup dhe jashtë grupit. Edhe grupi i Bashës ka të drejtën të marrë pjesë në mbledhje. Do këtë transparencë kur të ketë një modalitet pune", tha Damian Gjiknuri.
Lini një Përgjigje