
Anëtarja e PD-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Enriketa Papa ka dorëzuar në SPAK padinë për projektin për ndërtimin e kullës pas Teatrit të Operës dhe Baletit.
Në një deklaratë për mediat, Papa theksoi se ky është vetëm hap i parë dhe se Partia Demokratike nuk do të ndalet, por do të denoncojë aferat korruptive që bëhen në kurriz të qytetarëve.
“Denoncojmë korrupsionin dhe ky është hapi i parë që ne bëjmë për të denoncuar dhe treguar dëshminë e angazhimeve dhe luftës së vazhdueshme të PD për aferat korruptive që bëhen në kurriz të qytetarë. Detajet e kallëzimit do të bëhen më tej në një deklaratë zyrtare”, tha më tej Enriketa Papa.
Lini një Përgjigje