Ish kryeministri, Sali Berisha, ka reaguar sërish për ndërtimin e kullës 58 katëshe pas Teatrit të Operas dhe Baletit ku po flitet se pas saj fshihet djali i tij, Shkëlzen Berisha.
Duke shpërndarë në video tjetër nga qëndrimi i mbajtur dje publikisht mbi këtë çështje, Berisha thotë se “Edi Rama me lëpirësit e tij thonë se Sali Berisha (që nuk ka dhënë leje për asnjë kullë kur ishte në pushtet) ka dhënë tani që është në opozitë”!.
Teksa komapania që do ndërtojë kullën pas teatit të Operas rrethoi lulshten, të parët që reaguan ishin aktivistët, të cilët organizuan edhe një protestë në lulishten që pritet të kthehet në një shesh ndërtimi.
Opozita që në raste të tilla supozohet të bëjë opozitën heshti. Veçanërisht Foltorja.
Lulzim Basha, kryetari i një prej tre grupimeve të Partisë Demokratike i kërkoi sot SPAK-ut që të hetojë. Ai ngre dyshime se përfitues të kullës, janë edhe anëtarë të Rithemelimit, duke thënë se kasta 33-vjeçare e politikës është bashkë.
Ai thotë se “Mali i korrupsionit në qendër të Tiranës i mbuluar nga ‘omertà’ e bashkëfajësisë mafioze, është një karshillëk ndaj të gjitha institucioneve që kanë për detyrë të mos lejojnë që Shqipëria të kthehet në një parajsë për pastruesit e parave dhe miqve të tyre në politikë”.
Më pas erdhi reagimi i Berishës i cili foli në të njëjën gjë si i biri në mesazhin e tij në Facebook që tha që qeveria Rama të revokojë lejen e ndërtimit.
Lini një Përgjigje