TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Gusht 2023, 09:42

Vrasja në Vlorë nga djali i anëtares së KLP, revoltohet Salianji: Ligji nuk ekziston për banditët e lidhur me PS

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja në Vlorë nga djali i anëtares së KLP, revoltohet
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka komentuar vrasjen e djeshme ne Vlorë të një 55 - vjeçari nga djali i anëtares së KLP, Rei Meta.

Salianji thotë se ligji nuk ekziston për banditët e lidhur me PS

"Ligji nuk ekziston për banditët e lidhur me pushtetin, vrasja në Vlorë provon edhe njëherë që thuajse në çdo ngjarje të kronikës së zezë janë të përfshirë funksionarë të larte të lidhur me Partine Socialiste!

Këta emërojnë dhe ndikojnë në drejtësi, këta vendosin gjoba në emër të pushtetit, këta emërojnë drejtuesit e institucioneve në administratë, këta vendosin se kush lejohet të pasurohet me pasuritë publike, këta japin liçensat dhe lejet për të bërë biznes, ky soj ka përzënë qytetarèt nga Shqipëria!

Qeveria që instalohet me votat e krimit pjell vetëm krim!

Duhet dhe do ti ndalim!

Fjala 1 vit më parë në parlament ku parashtroja pikërisht këto që po ndodhin sot!", shkruan deputeti.

Pas arrestimit Rei Meta, në dëshmitë e tij mban një qëndrim të njëjtë duke treguar të njëjtin version të ngjarjes.

Sipas burimeve të policisë Meta ka thënë se nuk ka patur motiv për ta vrarë teksa në qendrën e internetit janë takuar rastësisht sipas tij pasi të dy do të printonin disa dokumente. Rei Meta kallëzon gjithashtu se viktima, Armando Meshau, e ka sharë i pari dhe e ka goditur ai kur konflikti është përshkallëzuar.

Meta gjithashtu pretendon se ka goditur për vetëmbrojtje teksa pretendon se 55-vjecari e ka humbur jetën nga përplasja me tokën, ose ndonjë orendi të internet kafesë, në momentin kur është rrëzuar përtokë si rrjedhojë e grushteve. Sipas tij vdekja e 55-vjeçarit pretendohet të jetë aksidentale.

 

vrasja në vlorë salianji

Lini një Përgjigje