Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar pas lajmit për fillimin e punimeve për ndërtimin e një kulle në qendër të Tiranës, në një hapësirë lulishteje. Kokalari është shprehur se pronarë janë Gim Zeqo dhe Ilir Shpufi, ortaku i Shkëlzen Berishës.
Ajo shkon edhe më tej, ku thotë se ky projekt është aq i madh sa në këmbim kanë shitur edhe zgjedhjet e 2025-ës.
Postimi i Kokalarit:
Kam folur me disa vete dje për të konfirmuar kush është mbas kullave. Njeri prej tyre që e konsideroj burim super serioz për vetë pozicionit që ka, me një fjali tha se pronare janë Gim Zeqo dhe Ilir Shpufi, ortaku i Shkëlzenit.
Ky projekt i është dhënë Ramës për aprovim besoj dikur nga vera e kaluar. Tashti më thoni ju - mendon njeri që Rama do aprovojë një projekt të këtij niveli, pa ditur kush janë pronaret dhe ortakët e tyre?
Cim Peka, që e shoh të tallet rëndshëm me opinionin publik (turp me vete se nuk i falet si gazetar dhe drejtor i një TV), bën mire të bëjë publike diskutimet e tij me Erion Veliajn vjet, kur ne të gjithë entuziazmoheshim me kuvendin kombëtar dhe zgjedhjet e kryesisë, dhe ky gjeniu dilte për vrap me kryebashkiakun dhe negocionin zgjedhjet e ardhshme.
Faktet janë të padiskutueshme këtu.
1-Ilir Shpufi është ortak dhe funksionon me paratë e Shkelzen Berishës. Nëse jo, Nova Construction të bëjë publike të gjithë financat e kompanisë, hyrjet dhe daljet e parave për 15-20 vitet e fundit.
2-Ky projekt është paraqitur për aprovim tek Rama vitin e kaluar kur të gjithë politikisht po bëheshin gati për garat e Bashkive, dhe leja e ndërtimit është aprovuar ne 8 Mars 2023, vetëm një jave mbasi vula i kaloi PD zyrtare dhe Berisha refuzonte te bashkohej me ta me pretekstin qe nuk bënte pazare me Ramën siç bënte Alibeaj.
Shanset janë që Këlliçi nuk ishte i vetmi që iu ofrua në pjatë të argjendë Ramës & Velias. Protestat para kryeministrisë po ngrinin pazarin. Çdo bashki kishte një çmim. Ja u garantoj, në këto zgjedhje, këta që kryesuan opozitën, nuk lanë në tavoline vetëm bashkinë e Tiranës.
Ne fakt, ky projekt është shumë me i madh se ai i Kastratit, dhe vetëm nga kjo besoj se shanset janë këta nuk kanë shitur vetëm zgjedhjet e 14 Majit, por dhe 2025.
Të ndërtosh pallate në Tiranë nuk ka asgjë të keqe, ama të shesësh votën e demokratëve që të mbështetën, për pazaret e familjes, jo vetëm është cenim brutal i demokracisë, por duhet në mënyre absolute të denoncohet në SPAK & DASH.
Për sa i përket përgjigjeve të klanit te Berishës, jam e sigurt që kanë kohe që përgatiten për këtë situatë, prandaj e vetmja mënyrë për te vertetuar që janë të pafajshëm, bëhet duke verifikuar që Shkelzen Berisha dhe Ilir Shpufi s'kanë lidhje biznesi bashkë. Është kaq e thjeshte.
Çdo gjë tjetër është një gënjeshtër masive!
Ndërkohë, të gjithë demokratëve te rithemelimit, qe e mundësuan këtë kullë me pjesëmarrjet e tyre në protesta dhe fushate, dhe sidomos atyre idioteve qe hidhnin balte mbi mua personalisht kur ngrita zërin për pazare ne kurrizin e atyre vete, ju sugjeroj të shkojnë dhe te japin nderimet e radhes perpara kullës, ja ashtu grushtin lart tek tëmthi, sepse ju jeni produkt i një regjimit që ju tredhoi psikologjikisht, dhe ju ktheu në dele dhe ushtarë të rëndomtë.
Për sa i përket Edi Ramës, po qe burrë, të anulojë lejen e ndërtimit, siç ja kërkoi Shkëlzen Berisha! Te paktën derisa SPAK të fillojë një investigim.
Lini një Përgjigje