Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu këtë të martë.
Kreu i qeverisë ka shpërndarë në rrjetet sociale dy foto nga takimi mes tyre ku nuk u ndal lavdet për kryebashkiakun.
Sipas Ramës, Ndreu po e kthen Lezhën në Spanjën e vogël të Shqipërisë.
“Me kryebashkiakun që vit pas viti po e kthen Lezhën turistike në Spanjën e vogël të Shqipërisë, duke diskutuar për sfidën e transformimit të Ranës së Hedhun në një destinacion të turizmit mesdhetar me pesë yje”, shkruan Rama.
Po ashtu, Rama shkruan se kryebashkiaku i Lezhës ka “fiksim të vjetër” të sfidojë bregdetin shqiptar që e lag Joni me një zhvillim fantastik në pjesën që laget nga Deti Adriatik.
“Pjerini e ka fiksim të vjetër të sfidojë Jonin me një zhvillim fantastik në Adriatik. Nëse bashkohet me Benetin ka shumë gjasë t’ia dalin, por halli është se ky do që të sfidojë edhe Shkodrën”, shkruan Rama.
Ndërkohë kryeministri deri tani nuk ka reaguar në lidhje me kullën 58 katëshe që do të ndërtohet në parkun pas Teatrit të Operas në Tiranë, për të cilën tashmë kanë filluar punimet.
Lini një Përgjigje