TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Tetor 2023, 20:40

“PD ka prekur fundin”, Frrok Çupi: Lëvizjet e Bashës, Bardhit dhe Berishës vetëm për interesa personale

Shkruar nga Pamfleti

“PD ka prekur fundin”, Frrok Çupi: Lëvizjet e

Analisti Frrok Çupi duke komentuar situatën e krijuar nga opozita në Kuvend ditën e sotme, deklaroi se Partia Demokratike, është një parti pa principe e parime, jo ligjore, dhe jo shtet formuese.

Në emisionin “Real Story” në ‘ABC News’, Çupi u shpreh se lëvizjet e deputetëve nga Partia Demorkatike drejtuar nga Lulzim Basha, te grupi i Sali Berishës e Gazment Bardhit, bëhet vetëm për interesa personale.

Kjo është pika fundore e PD, ose e hallit që ka PD. I duhet shkuar fenomenit në rrënjë të veta, i duhen gjetur shkaqet. PD është një parti, kjo është PD. Herë bën 22, herë bëhen 25, herë bëhen 16 në anën tjetër. Shpeshherë, Luli gëzohet se bën 11, ose i bën 16, të gjitha këto janë të pasigurta, fluide. E gjithë ajo lëvizje bëhet për arsye politike të caktuara, për arsye interesash, prej vetvetes, ata e ndjejnë se një gjë po ndodh. Po ndodh se, mbase fiton ndonjë gjë Berisha, më mirë jemi me atë se me tjetrin, po ndodh që Luli s’e ka mirë me njërin, s’e ka mirë me tjetrin. Në thelb, PD është parti voluntariste, nuk është parti ligjore, shtetformuese, e principeve e parimeve, ajo është ndërtuar mbi vullnetin e një personi. Përderisa një person ka vullnet e tij gjithmonë, pse mos ta ketë dikush tjetër vullnetin, Bardhi, Tabaku? Atëherë, secili ka një vullnet dhe këtë vullnet do ta bëjë dominant. Janë të një familjeje.

Duhet lavazh i madh atje, janë 30 vjet dominancë të një brutali, të një njeriu që ka sunduar jashtë ligjeve, me familjen, me miqtë e familjeve. Pjesë më e madhe, të gjithë njerëzit në PD janë laikë, i marrin si politikanë, por përmbushin interesat e tyre. Kjo është sjellje e njerëzve përgjithësisht të dëshpëruar. E tëra mbahet në iluzion. PD ka qenë e ndërtuar dhe është ndërtuar mbi iluzion”, theksoi ai

pd berish-bardhi basha

Lini një Përgjigje