TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Tetor 2023, 19:01

Protesta në Tiranë në mbështetje të Palestinës, Forumi Mysliman organizon tubim të premten

Shkruar nga Pamfleti

Protesta në Tiranë në mbështetje të Palestinës,

Një grupim myslimanësh në Tiranë kanë vendosur të dalin në protestë në mbështetje të Palestinës. Pas konfliktit që po ndodh në Gaza, shumë shtete janë ndarë, teksa e njëjta gjë ka ndodhur dhe në vendin tonë. Qeveria ka mbajtur qëndrim zyrtar në mbështetje të Izraelit, por komunitetet myslimane nuk e mbështesin dhe janë rreshtuar krah Izraelit.

Sipas informacioneve, ditë e premte o të mbahet një protestë nga ana e tyre. Organizator është Forumi Mysliman i Shqipërisë. Siç bëjnë të ditur organizatorët, në tubim do të bëhen thirrje për ndalimin e luftës si dhe do të dënohen “krimet dhe masakrat të bëra ndaj popullsisë civile.”

Protesta do të mbahet në orën 16:30, në sheshin “Skënderbej”.

Forumi Mysliman i Shqipërisë është një organizatë joqeveritare dhe që në shumë raste është pozicionuar kundër Komunitetit Mysliman Shqiptar. Madje kreu i KMSH është sulmuar kohët e fundit se nuk po mban një qëndrim të qartë. Një ditë më parë KMSH doli me një deklaratë dhe dënoi sulmet e të dyja palëve.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë po ndjek me shqetësim luftën mes Hamasit dhe Izraelit që ka filluar prej ditësh.

Sulmet ndaj civilëve të pafajshëm janë të papranueshme nga cilado palë që të vijnë, ashtu sikurse është e papranueshme kundërpërgjigjja jo-proporcionale.

Derdhja e gjakut të njerëzve të pafajshëm është një akt barbar dhe jashtë çdo norme e parimi që parashikon lufta.

Politikat agresive të të dyja palëve dëmtojnë rëndë perspektivën e paqes mes dy popujve, atij palestinez dhe izraelit.

Ne shpresojmë që fuqitë e mëdha, të cilat kanë detyrën dhe përgjegjësinë të menaxhojnë ekuilibrat ndërkombëtarë, të ndërhyjnë sa më parë dhe të t’i japin fund kësaj lufte.

Paqja është një nga begatitë më të mëdha që Zoti i ka dhënë njeriut dhe kërkon prej tij që ta ruajë atë, duke thënë: “O ju që keni besuar, hyni në paqe të gjithë së bashku…” (Bekare/208)

Edhe Profeti ynë (a.s) në çdo rast këshillon paqen si të vetmen formë të pranueshme jetese për njeriun.

Lutemi që paqja të arrihet sa më parë dhe të dy popujt të gjejnë qetësinë e nevojshme!”, shprehej KMSH

Lini një Përgjigje