TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Mars 2025, 21:55

“Pazare nën rrogoz”, deputetja e PD, Ilda Dhori tërhiqet nga listat e kandidatëve të Berishës

Shkruar nga Pamfleti

“Pazare nën rrogoz”, deputetja e PD, Ilda Dhori tërhiqet

Ilda Dhori, deputete e PD-së në Qarkun e Fierit, është tërhequr nga kandidimi për deputete në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në një postim në rrjetet sociale, Dhori shkruan se listat janë “pazare nën rrogoz”, ndërsa thekson se për Qarkun e Fierit, zona e Divjakës është e papërfaqësuar, sikundër komuniteti orthodhoks i papërfaqësuar.

“Sot, me bërjen publike të listave për deputete të PD, kam vetëm një fjalë që mund të përshkruaj ndjesinë e këtyre orëve:  zhgënjim!

Zhgënjim për mospërfaqësimin e Divjakës si pjesë e listës së mbyllur, ndërkohë që vendosën në të njëjtin pozicion “dy kandidatë nga një lagje”….

Zhgënjim, për mospërfaqësimin e grave nga PD, ndërkohë që, “vende” paska pasur me bollëk…

Zhgënjim nga mospërfaqësimi i Komunitetit Orthodoks në Qarkun e Fierit, karakteristike e listave jo fituese të PD në këtë qark, pasi Fieri ka numrin më të madh të këtij komuniteti në Shqipëri!

Për hir të detyrimit që kam ndaj atyre njerëzve, me mijëra që më kanë besuar dhe që duan të më besojnë për ti përfaqësuar në Parlament, dhe në kushtet kur kjo e fundit diktohet jo nga vota meritokratike e çdo kandidati, por nga “pazaret nën rrogoz”, kam vendosur me ndërgjegje të plotë të tërhiqem nga gara për deputet në listën e hapur të PD!

Është vendimi më i drejtë që mund të marr në kushtet e moskonsiderimit e mosvleresimit që më bëhet jo mua personalisht, por Divjakës dhe njerëzve të saj të punës, që kanë treguar vlerat më të larta qytetare në këto katër vite, në mbrojtje të kauzave të drejta e vlerave”, shkruan Ilda Dhori.

Lini një Përgjigje