TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Mars 2025, 22:00

Pas kritikave të shumta, Adriatik Lapaj heq emrin e të atit nga lista e kandidatëve për deputetë

Shkruar nga Pamfleti

Pas kritikave të shumta, Adriatik Lapaj heq emrin e të atit nga lista

Adriatik Lapaj ka hequr babain e tij nga lista e kandidatëve për deputetë të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” për Qarkun Berat, pas kritikave të shumta që mori në rrjet.

Kandidatët e koalicionit të Lapajt garojnë të gjithë në lista të hapura dhe në pjesën e mbyllur janë vendosur fiktivisht emra të familjarëve të tyre, si në rastin e babait të Lapajt, i cili ishte vendosur në krye të listës së sigurtë për Qarkun Berat.

Kjo bëhet pasi këta të fundit në fund të djegin mandatin dhe mandati t’u kalojë kandidatëve të cilëve janë në listë të hapur.

Që nga publikimi i listave Lapaj është përpjekur të sqarojë dhe bindë opinionin publik për këtë qëllim, por duket se nuk i ka rezistuar kritikave dhe ka vendosur të largojë përfundimisht babain e tij nga kjo strategji elektorale.

Lini një Përgjigje