Izraelitët do ndërtojnë qendrën e parë të të dhënave në Shqipëri...
Vetëm pak ditë pasi Kryeministri Edi Rama u prit me ceremoni dhe fjalë të ngrohta në Parlamentin izraelit, duket se ka ardhur edhe “qoka e radhës”.
Kësaj here jo me fjalime apo foto protokollare, por me një marrëveshje strategjike që ngre pikëpyetje të forta mbi sovranitetin digjital të Shqipërisë.
Sipas mediave izraelite, Shqipëria do të ndërtojë qendrën e saj të parë të madhe të të dhënave falë një investimi prej rreth 100 milionë eurosh nga kompania izraelite ADC. Projekti, i shpallur si sukses i afrimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, parashikon që një pjesë e konsiderueshme e infrastrukturës së të dhënave të vendit të administrohet nga një kompani e huaj, me pronarë dhe interesa jashtë Shqipërisë.
Me pak fjalë: pas pritjes me lavde, Shqipëria duket se po u hap serverët.
Lejet janë dhënë me shpejtësi rekord, toka shtetërore është vënë në dispozicion, energjia “e gjelbër” sigurohet nga shteti dhe financimi mbështetet nga BERZH. Një paketë privilegjesh që për shumë sipërmarrës vendas mbetet ende e paarritshme, por që për një kompani të huaj u bë realitet brenda 60 ditësh.
Ironia është se gjithçka prezantohet si zhvillim, modernizim dhe integrim europian, ndërkohë që askush nuk shpjegon qartë se çfarë ndodh me të dhënat strategjike të shtetit shqiptar. Kush i administron? Kush ka akses? Dhe çfarë garancish reale ka që informacionet sensitive të institucioneve, qytetarëve apo sistemeve publike të mos dalin jashtë kontrollit kombëtar?
“Pas marrëdhënieve më të ngushta midis Izraelit dhe Shqipërisë, kompania izraelite ADC është përzgjedhur për të ndërtuar qendrën e parë të të dhënave në vend. Projekti, i cili do të ndërtohet në një zonë të tregtisë së lirë pranë kryeqytetit Tirana, do të kushtojë rreth 100 milionë euro. Objekti do të bazohet në procesorët grafikë Robin të Nvidia dhe do të ofrojë 32 megavat, me potencial për t'u zgjeruar në 100 megavat. ADC është në pronësi të përbashkët të Happy Technologies (80%) - një kompani kibernetike dhe informatike në pronësi të Roi Shaposhnik, Noam Frank, Shlomi Avni dhe Itai Melchior; dhe të kompanisë konsulente për qendrat e të dhënave DIT (20%), të kryesuar nga ekspertët Zvika Friedman, Nir Poltorak dhe Dan Carmi”, shkruan “Globes”.
Më tej thuhet se leja e ndërtimit iu dha kompanisë brenda vetëm 60 ditësh dhe objekti po ndërtohet në 1.8 hektar tokë qeveritare (me një opsion për 1.3 hektar shtesë) në zonën e tregtisë së lirë TEDA, e cila është në ndërtim e sipër në perëndim të Tiranës.
“Përveç kësaj, infrastruktura e komunikimit dhe energjisë elektrike është vendosur paraprakisht, dhe kompania lokale e energjisë elektrike po ndërton një nënstacion të dedikuar në vend. Kompania Kombëtare e Energjisë Elektrike e Shqipërisë do të ofrojë një strukturë të energjisë elektrike të gjelbër nga një burim hidroelektrik. Sa i përket financimit, ADC ka siguruar një linjë krediti nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për 75% të kostos së projektit.
Edhe para se të përfundonte ndërtimi, qendra e të dhënave ka siguruar tre klientë të mëdhenj: kompaninë shqiptare të teknologjisë Infosoft, një kompani gjermane magazinimi dhe një klient të qeverisë shqiptare, identiteti i të cilit mbetet konfidencial”, thekson shkrimi.
Një qendër të dhënash (data center) është një hapësirë fizike e specializuar ku ruhen, përpunohen dhe menaxhohen të dhëna digjitale përmes serverëve dhe pajisjeve të avancuara teknologjike.
Në terma të thjeshtë, data center-i është “truri” dhe “kujtesa” e botës digjitale. Aty ndodhen kompjuterë shumë të fuqishëm që punojnë 24 orë në ditë për të mbajtur funksionale shërbime si faqet e internetit, sistemet shtetërore, bankat, regjistrat civilë, të dhënat e institucioneve, komunikimet online apo platformat e inteligjencës artificiale.
Qeveria flet shpesh për sovranitet, pavarësi dhe dinjitet kombëtar. Por në epokën digjitale, sovraniteti nuk matet vetëm me kufij gjeografikë, por edhe me serverë, të dhëna dhe kontroll informacioni. Dhe sot, pyetja që lind natyrshëm është kjo: a po ndërtojmë një Shqipëri digjitale, apo thjesht po ia dorëzojmë “çelësat” e saj të dhënave të tjerëve? /Pamfleti
Po sikur Izraeli nuk është aleati kryesor gjeostrategjik i Shqipërisë. Sikur nuk ka dhënë ndonji kontribut të drejtëpërdrejt dhe vendimtar në çështjen kombëtare. SHBA po. Apo shteti dhe kombi janë pasuri personale e Edi Ramës? Apo Edi Rama kërkon furrik ku ta lëshojë vezën dhe Izraeli i ka premtuar që do ta ngrohë, deri sa ti rritet i biri. Një regjimi teokratik nuk mund ti besohen sekretet shtetërore dhe kombëtare. Dhe një njeri si Edi Rama me identitet etnik të pa definuar nuk duhej të emërohej Kryeministër i Shqipërisë. Duhen ndryshime kushtetuese edhe për këtë aspekt. Kombi Shqiptar në riformësim e sipër, do ketë mbështetjen e SHBA . "Dhëntë e dhitë e zeres, nami qumështi kecat dhe shtjerrat i takojnë hasan qeres"(Populli).