
Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso është shprehur se në zgjedhjet e pjesshme lokale pritet që të ketë surpriza.
Komentet Kaso i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Off the Record’, ku hodhi poshtë komentet se opozita do i humbë të gjashta bashkitë në këto zgjedhje.
Ai tha gjithashtu se ishte i bindur se kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës do të ishte një kandidaturë e shkëlqyer.
“Mund të kemi surpriza në zgjedhjet e pjesshme vendore. E sigurt është që ka për të pasur surpriza. Tabloja që ju ngjyrosët ishte shumë e zymtë. Sondazhet kapin sentimentin popullor.
Problemi që kanë zgjedhjet në Shqipëri është se sentimenti popullor nuk lejohet që të përkthehet në rezultat zgjedhor. E sigurt që kandidati i Tiranës ka për të qenë kandidaturë e shkëlqyer”, tha mes të tjerash Ivi Kaso.
Lini një Përgjigje