TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Maj 2025, 18:19

Paralajmëron Demalia: Nëse PD nuk fiton në këto zgjedhje do të ketë një shpërbërje tjetër

Shkruar nga Pamfleti

Paralajmëron Demalia: Nëse PD nuk fiton në këto zgjedhje do

Ditën e sotme qytetarët shqiptarë në gjithë vendin po votojnë për të zgjedhur Kuvendin e ri.

Lidhur më këtë analisti Ilir Demalia i ftuar në Report Tv, tha se nëse PD do të humb në këto zgjedhje nuk do ta njoh rezultatin. Incidentet e krijuara nga opozita, ai i ka cilësuar si arsye që ata mund të përdorin për të kundërshtuar zgjedhjet.

Kjo qasje që ka opozita është një lloj strategjie. Këta po bëjnë akuza pas akuzash dhe deri tani nuk është verifikuar ndonjë akuzë që janë duke bërë. Pjesëmarrja më duket aty-aty krahasuar me 2021, kemi një opozitë që nuk sjell asnjë të re dhe një pozitë që ka 3 mandate dhe kaq shumë vite konsumohesh dhe shoh një indeferentizëm nga njerëzit për të shkuar që të votojnë. Janë politikanët që krijojnë incidente, kjo tregon gjendjen e rënduar të opozitës dhe krijojnë incidente që nesër të kenë arsye për të kundërshtuar zgjedhjet. Nëse PD do të humb nuk do t’i njoh zgjedhjet’, tha ai.

Ai tha se opozita ka bërë korrupsion të përgjakshëm, ndërsa sot dalin dhe bëjnë moral.

Këta që flasin për korrupsion, vetë kanë bërë korrupsion të përgjakshëm, kemi gjak në ‘97 në Gërdec, në 21 janar, dhe këta bëjnë sot moral, dhe vazhdojnë me një ndikim negativ, kjo tregon se nuk kanë asnjë lloj ndryshimi dhe këtë e tregon se si është shpërbërë kjo parti sot. Nëse PD nuk fiton në këto zgjedhje do të ketë një shpërbërje tjetër, sepse disa mund të shkojnë tek Basha ose tek Alibeaj’, tha ai.

Lini një Përgjigje