
Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me incidentet e regjistruara në ditën e zgjedhjeve në Shqipëri.
Kokalari shkruan se shqiptarët po e urrejnë njëri-tjetrin aq shumë sa kapen për flokësh në qendrat e votimit.
“Përçarja është kaq e thellë mes Shqiptarëve, sa sot janë duke u kapur për flokësh nëpër qendrat e votimeve.
E kuptoni për kë e urreni njëri-tjetrin? Mund të ishit të majtë dhe të djathtë pa qënë nevoja për këtë lloj urrejtje.
Ja, kjo është tragjedia më e rëndë e kupolës dhe moçalit ku vegjeton e gjithë klasa politike”, shkruan Kokalari.
Lini një Përgjigje