TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Maj 2025, 15:39

Persona të paidentifikuar brenda qendrave të votimit, vijojnë problemet në Elbasan

Shkruar nga Pamfleti

Persona të paidentifikuar brenda qendrave të votimit, vijojnë

Vijojnë problemet me procesin zgjedhor në qendra të ndryshme votimi.

Së fundmi raportohet për probleme në një qendër votimi në qarkun e Elbasanit. Më konkretisht bëhet fjalë për qendrën nr 2194, që ndodhet në njësinë administrative Tregan.

Nga raportimet mësohet se komisionerët e opozitës kanë bllokuar procesin për shkak të pranisë së personave të paidentifikuar brenda qendrës së votimit. Pikërisht kjo situatë ka bërë të detyrueshme ndërhyrjen e policisë.

Ndërkohë, debate janë regjistruar edhe në qendrën e votimit nr. 2350/1 në qytet, ku përfaqësues të forcave politike kanë pretenduar se persona të paautorizuar i janë afruar perimetrit të qendrës, megjithëse votimi nuk është ndërprerë.

Në Fushë Mbret, është raportuar për lëvizje të dyshimta të disa individëve të paautorizuar.

Lini një Përgjigje